Telefon i ri?

Lëvizja nga Android ose iPhone te Windows Phone

Lëvizja në Windows Phone

Pra, more iniciativën dhe vendose të provosh një lloj telefoni inteligjent krejtësisht të ri—të lumtë! Ne e kemi projektuar Windows Phone në mënyrë të tillë që të jetë e lehtë ta përdorësh menjëherë, por disa gjëra mund të duken shumë të ndryshme fillimisht. Këtu do të trajtojmë temat kryesore, dhe nëse ke nevojë për më shumë, udhëzuesi i fillimit të shpejtë është një vend i mirë për të filluar. Për këshilla më të detajuara, shih Këshilla dhe të fshehta për Windows Phone.

Çfarë mund të sjell në të?

Ke mundësi që të transferosh pjesën më të madhe të gjërave të tua - kontaktet, kalendarët, muzikën, dokumentet dhe fotografitë - te telefoni yt Windows Phone.

Për mënyrën se si, hidhi një sy njërit prej këtyre artikujve:

Po e përmirëson nga Windows Phone 7? Shiko se si ta bësh kalimin.

Çfarë ka që është kaq ndryshe?

Ekrani i Nisjes. Mund të vendosësh thuajse çdo gjë te ekrani i Nisjes i Windows Phone dhe të përshtatësh ngjyrën, madhësinë dhe vendndodhjen e pllakëzave të tua Live Tile. Një rrëshqitje të shpejtë në të majtë të çon te një pamje e të gjitha aplikacioneve të tua.

Ekrani i Nisjes

Qendrat. Qendra e Kontakteve është për të gjitha bisedat e tua, nga telefoni te Facebook dhe Skype. Qendra e Fotografive është për të parë dhe ndarë fotografitë. Dhe më pas janë Lojërat, Office dhe Muzika + Videot.

Qendra e Kontakteve

Të mirat e integruara. Windows Phone ka shumë nga aplikacionet e njëjta që ke përdorur në telefonin tënd të vjetër. Por ka gjithashtu edhe shumë gjëra të mrekullueshme të integruara në të. Të përmendim vetëm tre: Këndi i Fëmijëve është një vend në telefonin tënd ku fëmija yt mund të luajë me gjërat që ti zgjedh; Microsoft Office Mobile është zyra jote në lëvizje; dhe Gjej telefonin mund t'i bjerë ziles, ta kyçë, spastrojë ose lokalizojë një telefon të humbur.

Këndi i fëmijëve

Shiko më shumë veçori të Windows Phone

Tell us what you think