Bazat

Gjetja e një telefoni të humbur

Kur nuk gjen dot telefonin, është sfilitëse për nervat: qoftë kur të ka humbur vërtet, qoftë kur vetëm të ka ngecur mes jastëkëve të divanit. Veçoria Gjej telefonin mund të të ndihmojë të mos shqetësohesh. Ky shërbim falas në seksionin Telefoni im në windowsphone.com mund t'i bjerë ziles, të bllokojë, të fshijë telefonin ose ta tregojë atë në një hartë nga një kompjuter i lidhur me internetin. Gjej telefonin e bën më të lehtë të rigjesh telefonin, ose të pengosh që dikush ta përdorë atë pa lejen tënde.

Harta e Gjej telefonin duke treguar vendndodhjen e një telefoni

Për të konfiguruar Gjej telefonin për herë të parë

Herën e parë që përdor Gjej telefonin, do të duhet të hysh aty duke përdorur llogarinë tënde të Microsoft.

  1. Në kompjuter, shko te windowsphone.com.

  2. Trego telefonin në këndin e djathtë lart dhe kliko Gjej telefonin. Nëse të kërkohet, hyr me të njëjtën llogari të Microsoft që ke përdorur për të hyrë në telefon.

Për të shfaqur në hartë vendndodhjen e telefonit tënd

  1. Në kompjuter, shko te windowsphone.com.

  2. Trego telefonin në këndin e djathtë lart dhe kliko Gjej telefonin. Nëse të kërkohet, hyr me të njëjtën llogari të Microsoft që ke përdorur për të hyrë në telefon.

  3. Në kompjuter, shko te faqja e Gjej telefonin në windowsphone.com dhe hyr me të njëjtën llogari të Microsoft që ke përdorur për të hyrë në telefon.

  4. Kryej një nga veprimet e mëposhtme:

    • Nuk sheh vendndodhjen më të fundit? Kliko Rifresko.
    • Nëse dëshiron të kesh një kopje fizike të vendndodhjes së telefonit, kliko Printo.
    • Nëse e ke lëvizur hartën dhe ke humbur vendndodhjen e telefonit në të, kliko Në qendër të hartës.

    Shënim

    Nëse nuk mund ta gjejmë menjëherë telefonin tënd, do të vazhdojmë ta provojmë nëse ti dëshiron dhe do të të dërgojmë një email nëse e gjejmë. (Mund ta ndryshosh adresën tënde të emailit në çdo moment te Parametrat e llogarisë pasi të hysh te windowsphone.com me llogarinë tënde të Microsoft.)

Për të bërë që të bjerë zilja e telefonit

  1. Në kompjuterin tënd shko te faqja e Gjej telefonin në windowsphone.com.

  2. Kliko Zile dhe më pas ndiq udhëzimet për t'i rënë ziles së telefonit.

    Këshillë

    Kur vendos që të bjerë zilja e telefonit, zilja do të bjerë edhe nëse volumi është i çaktivizuar ose ndodhet në modalitet dridhjeje.

Për të bllokuar telefonin dhe për të shfaqur një mesazh

  1. Në kompjuter, shko te windowsphone.com.

  2. Trego telefonin në këndin e djathtë lart dhe kliko Gjej telefonin. Nëse të kërkohet, hyr me të njëjtën llogari të Microsoft që ke përdorur për të hyrë në telefon.

  3. Kliko Blloko dhe më pas ndiq udhëzimet. Nëse nuk ke vendosur një fjalëkalim në telefon, do të të nevojitet të vendosësh një të tillë. Këtë do ta përdorësh për të zhbllokuar telefonin në rast se të rikthehet.

    Shënim

    Nëse telefonin tënd nuk arrijmë ta bllokojmë menjëherë, ne do të të ofrojmë që të vazhdojmë përpjekjet. Do të të dërgojmë një email nëse do të kemi sukses.

    Këshillë

    Mund të shkruash gjithashtu një mesazh që të shfaqet në ekranin e bllokimit të telefonit. Në mesazh mund të vendosësh për shembull një numër telefoni ose një adresë email, në mënyrë që dikush që e gjen telefonin të mund të të kontaktojë.

Për të fshirë telefonin

Nëse je i sigurt se nuk mund ta rimarrësh telefonin, ose nëse ke informacion të ndjeshëm në të që dëshiron ta mbrosh deri në momentin kur ta rimarrësh telefonin, telefonin mund ta fshish në distancë.

  1. Në kompjuter, shko te windowsphone.com.

  2. Trego telefonin në këndin e djathtë lart dhe kliko Gjej telefonin. Nëse të kërkohet, hyr me të njëjtën llogari të Microsoft që ke përdorur për të hyrë në telefon.

  3. Kliko Spastro.

  4. Nëse je absolutisht i sigurt, zgjidh kutinë Po! Spastro menjëherë telefonin tim dhe më pas kliko Spastro.

    Shënime

    • Nëse nuk arrijmë ta fshijmë menjëherë telefonin, mund të vazhdojmë të përpiqemi. Do të të dërgojmë një email nëse do të kemi sukses.
    • Është mirë që të njoftosh operatorin tënd celular që të ka humbur telefoni yt.

Për të ndryshuar parametrat e Gjej telefonin

Ti mund ta konfigurosh Gjej telefonin që të ruajë vendndodhjen çdo disa orë ose të përdorësh njoftime me shtytje në vend të mesazheve me tekst për të dërguar komanda (dhe aplikacione) te telefoni më shpejt dhe më lirë. Ndryshoji këto parametra në telefonin tënd, jo në kompjuter.

  1. Te Lista e aplikacioneve, trokit te Parametratikona Parametrat dhe më pas trokit Gjej telefonin.

  2. Zgjidh një ose të dyja nga më poshtë:

    • Dërgo aplikacione në telefonin tim duke përdorur njoftimet me shtytje (jo SMS). Shërbimi Gjej telefonin dhe Dyqani i Windows Phone në ueb përdorin mesazhe me tekst për të dërguar komanda dhe aplikacione në telefonin tënd. Zgjidhe këtë opsion për të përdorur në vend të kësaj njoftime me shtytje. Pse? Njoftimet me shtytje mund të jenë më të shpejta se mesazhet me tekst dhe nëse operatori celular të tarifon për çdo mesazh me tekst që merr, njoftimet me shtytje mund të jenë gjithashtu më të lira. Gjithashtu, Telefoni im mund dërgojë vetëm 15 mesazhe me tekst në telefonin tënd brenda një periudhe treditore. Me njoftimet me shtytje nuk ka limit.
    • Ruaj vendndodhjen e telefonit periodikisht dhe para se të fiket për ta bërë më të lehtë gjetjen e tij. Microsoft mund të ruajë detajet e vendndodhjes së telefonit tënd çdo disa orë në mënyrë që nëse telefoni është jashtë rrezes së mbulimit ose i mbaron bateria, të arrijmë gjithsesi të tregojmë në hartë vendndodhjen e fundit të njohur të telefonit tënd.

Temë e lidhur

Tell us what you think