Telefon i ri?

Këshilla dhe të fshehta për Windows Phone

Gati për të bërë më shumë? Provo këto këshilla dhe të fshehta për ta bërë telefonin tënd Windows Phone sa më shumë produktiv, sa më shumë në lidhje dhe sa më shumë argëtues. Kliko te një kategori për të filluar. Nëse dëshiron me shumë detaje, kliko te lidhja për të shkuar te tema përkatëse e udhëzimeve.

Shënime

  • Disa aplikacione dhe veçori nuk do të funksionojnë në telefonat me më pak se 1 GB RAM. Për të parë se sa memorie ka telefoni yt, shiko sajtin e uebit të prodhuesit ose dokumentacionin e telefonit.
  • Disa veçori janë të disponueshme vetëm nëse telefoni ekzekuton versionin më të fundit të softuerit të Windows Phone. Shiko Si të përditësoj softuerin e telefonit? për më shumë informacion për mënyrën si të përditësosh telefonin tënd.
    • Rrëshqit për të parë aplikacionet e tua - Rrëshqit majtas nga Nisja për të parë Listën e aplikacioneve të tua. Trokit te një shkronjë për të parë të gjithë alfabetin dhe trokit te një shkronjë tjetër për të kaluar aty - ose trokit Kërko ikona Kërko për të shkuar drejtpërdrejt te një aplikacion specifik.
    • Merr një Dhomë - Fto shokët ose familjen te një dhomë dhe më pas ndaj një kalendar, fotografitë, bisedën në grup dhe shënimet me anëtarët e tjerë të dhomës.
    • Data Sense - Mos lejo që të prekesh nga tepricat ose kufizimet - Data Sense mund të ndjekë përdorimin e të dhënave celulare dhe të të njoftojë kur je duke arritur kufirin tënd. (Jo të gjithë operatorët celularë ofrojnë Data Sense.)
    • Luaj në mënyrë të sigurt - Rezervo listën e aplikacioneve, parametrat, mesazhet me tekst dhe fotografitë e tua. Te Lista e aplikacioneve, shko te Parametrat ikona Parametrat > Rezervo për ta aktivizuar.
    • Mbaji të lumtur fëmijët - Shto disa aplikacione dhe lojëra të preferuara te Këndi i fëmijëve dhe më pas jepi telefonin tënd fëmijës pa asnjë shqetësim.
    • Merr disa Aplikacione dinamike - Aplikacionet dinamike janë aplikacionet me pllakëzat Live Tile që dërgojnë përditësime dhe informacione të reja te ekrani yt i Nisjes. Disa mund të shfaqin përditësime edhe në ekranin e bllokimit. Gjeji ato në Dyqanin e Windows Phone.
    • Personalizoje - Merr rekomandime të aplikacioneve të përshtatura sipas shijeve të tua - në Dyqanin e Windows Phone, trokit te Aplikacionet ose Lojërat dhe më pas trokit Zgjedhjet për ty.
    • Ndiq gjurmët e aplikacioneve të tua - Përdor llogarinë e Microsoft për të hyrë te seksioni Telefoni im të windowsphone.com, ku mund të shikosh historinë e blerjeve të aplikacioneve dhe të instalosh përsëri aplikacionet nga uebi.
    • Fuqia në kryerjen e detyrave të shumëfishta - Ruaj vendin tënd në një lojë ndërsa kontrollon emailin? Nuk ka problem. Thjesht mbaj të shtypur butonin Prapa ikona Prapa për të hapur Ndërruesin e aplikacioneve dhe shiko e rrëshqit nëpër aplikacionet e tua të fundit. Trokit te një aplikacion për të shkuar te ai. Trokit te një lojë dhe më pas kontrollo menynë kryesore për të parë nëse mund të ftosh një shok.
    • Kërko në një faqe uebi - Trokit Më shumëikona Më shumë > Gjej në faqeInternet Explorer për të gjetur një fjalë në faqen e uebit ku je aktualisht.
    • Përshtat butonin e shiritit të adresës - Shko te parametrat e Internet Explorer për të zgjedhur se çfarë dëshiron të bëjë butoni i shiritit të adresës së shfletuesit: të ndalojë ngarkimin ose freskimin e një faqeje, të të kthejë te skedat e tua apo të çojë te të preferuarat.
    • Shfleto më shpejt – Shto një sajt te lista e të preferuarave në Internet Explorer në telefon për t'u kthyer aty në një çast. Trokit Më shumë ikona Më shumë > Shto te të preferuarat.
    • Ndaj një faqe - Mund të ndash një faqe uebi drejtpërdrejt nga Internet Explorer në telefon. Trokit Më shumë ikona Më shumë > Ndaj faqen dhe më pas zgjidh se si dëshiron të ndash - emailin, mesazhet me tekst, një rrjet social ose Trokit + Dërgo (NFC).
    • Vendos sajtet te Nisja - Ke një të sajt uebi të preferuar, ose vërtet të domosdoshëm? Vendose te Nisja për qasje të menjëhershme - thjesht trokit Më shumë ikona Më shumë > Vendos te Nisja.
    • Modifikimet e detyrave të ardhshme – Shto një Detyrë të ardhshme te kalendari dhe vendosi një afat - ajo do të shfaqet në pamjet e Axhendës dhe të Ditës. Për më shumë siguri, shto një rikujtesë.
    • Rrëshqit nëpër rikujtesa - Kur në telefon shfaqen më shumë se një rikujtesë e kalendarit rrëshqit majtas ose djathtas për t'i lexuar, shtyrë ose hequr ato një nga një.
    • Njoftoi miqtë që po vjen - Hap një takim në telefon dhe trokit Vonë ikona Vonë për të dërguar një email të shpejtë për të njoftuar pjesëmarrësit e tjerë në takim.
    • Shto me shpejtësi takimet - Për të shtuar një takim te kalendari yt në një çast, rrëshqit te pamja e Ditës, trokit te një hapësirë kohe, shkruaj një subjekt dhe më pas trokit Ruaj. Detajet mund t'i shtosh më vonë.
    • Është vetëm Unë - Përdor Kartën Unë për të ndarë dhe për të qëndruar në lidhje - ai është vendi për të postuar te rrjetet sociale, për të përditësuar fotografinë e profilit dhe shumë gjëra të tjera të mira.
    • Ndaj një kontakt - Në një kartë kontakti, trokit Më shumëikona Më shumë > Ndaj kontaktin për të dërguar kartën me email, NFC (Trokit + dërgo), mesazh me tekst ose Bluetooth.
    • Qëndro i informuar për shokët - Vendos një dhomë ose grup te Nisja dhe më pas shiko ndërsa pllakëza përkatëse Live Tile mbushet me informacione nga anëtarët e tjerë.
    • Përgjigju në çast - Në një kartë kontakti, rrëshqit te pamja e Historisë për të parë thirrjet, mesazhet me tekst dhe emailet e fundit me këtë person. Më pas trokit te një nga to për ta rithirrur ose për të shkruar një përgjigje.
    • Kalo te një kontakt - Në listën e kontakteve, trokit te një shkronjë për të parë të gjithë alfabetin - më pas trokit te një shkronjë për t'u hedhur te ai seksion i listës.
    • Filtro kontaktet - Shko te Parametratikona Parametrat > Kontaktet për të filtruar listën tënde të kontakteve për të shfaqur vetëm njerëzit nga llogaritë që ti zgjedh. (Kontaktet e filtruara do të vazhdojnë të shfaqen kur i kërkon.)
    • Filtro furnizimet sociale – I mbuluar nga përditësimet e rrjeteve sociale? Filtroji në çast: në panelin Ç'të reja kaQendrën e Kontakteve, trokit te Të gjitha llogaritë dhe më pas trokit te llogaria që dëshiron të shikosh.
    • Dikto një përgjigje - Përgjigjja në çast? Trokit Folikona Fol në çdo email dhe më pas përdor Ligjërimin për të thënë fjalën tënde pa duar.
    • Pastro rrëmujën në kutinë hyrëse - Grupo emailet sipas bisedës për t'i parë - ose fshirë në masë - mesazhet në një bashkëbisedim. Mund të aktivizosh pamjen e bisedës në parametrat e llogarisë së emailit.
    • Thjeshto kutitë hyrëse - Lidh llogari të shumta emaili në një kuti hyrëse të vetme (llogaritë qëndrojnë të ndara). Në një nga llogaritë që dëshiron të lidhësh, trokit Më shumë ikona Më shumë > Lidh kutitë hyrëse për ta konfiguruar.
    • Lëvizi ose hidhi në masë - Duhet të fshish ose arkivosh emaile të shumta? Trokit në të majtë të çdo mesazhi në kutinë hyrëse për të zbuluar një rresht me kuti kontrolli dhe më pas zgjidh sa mesazhe të dëshirosh.
    • Sugjerimet e fjalëve - Lëri duart të pushojnë - Tastiera me rrjedhën e fjalëve mund të parashikojë fjalën tjetër në fjalinë tënde. Ndërkohë që mëson stilin tënd të të shkruarit, ajo do të bëjë parashikime më të mira.
    • Ndërro gjuhët - Përdor më shumë se një gjuhë? Pasi të shtosh një gjuhë të re të tastierës, mund të ndërrosh me lehtësi me një trokitje të butonit të gjuhës në tastierë.
    • .org, .net, .edu - Mbaj të shtypur tastin .com për të shfaqur prapashtesat e tjera të zakonshme për t'i shtuar te adresa e uebit ose e emailit.
    • Shfaq pikësimin - Mbaj të shtypur tastin e pikës për të parë një meny kërcyese me shenjat e tjera të zakonshme të pikësimit. Provo të trokasësh taste të tjera për të gjetur simbole dhe shenja pikësimi më pak të zakonshme, si monedhat e huaja ose kllapat dekorative.
    • Ndihma për drejtshkrimin - Trokit te një fjalë e shkruar gabim për të parë sugjerimet nga fjalori i integruar. Trokit te një sugjerim për ta ndërruar aty.
    • Shiko, pa duar - Bëj që Ligjërimi në telefonin tënd të lexojë me zë mesazhet me tekst hyrëse nëpërmjet Bluetooth, një kufje me tel ose nëpërmjet altoparlantit të integruar të telefonit - më pas përgjigju vetëm me zë. Te Lista e aplikacioneve, shko te Parametrat ikona Parametrat > Ligjërimi për ta aktivizuar.
    • Ndaj vendin ku je - Fillo një mesazh të ri me tekst dhe më pas trokit Bashkëngjit ikona Bashkëngjit > Vendndodhja ime për të dërguar vendndodhjen tënde.
    • Rezervo mesazhet e tua - Te Lista e aplikacioneve, shko te Parametrat ikona Parametrat > Rezervo për të rezervuar të gjitha mesazhet me tekst në renë kompjuterike.
    • Shkrimi i SMS-ve me fuqi - Ruaj drafte, modifiko një mesazh me tekst që po transferon dhe zgjidh marrës të shumtë vetëm duke zgjedhur kuti.
    • Hidhi në masë - Te Mesazhet, trokit pranë një mesazhi për të zbuluar një rresht me kuti kontrolli dhe më pas zgjidh sa mesazhe që dëshiron.
    • Mesazhe në grup - Te Lista e aplikacioneve, shko te Parametrat ikona Parametrat > Mesazhet për të aktivizuar dërgimin me mesazheve në grup dhe për t'i mbajtur përgjigjet në një bashkëbisedim.
    • Trokit, gjuaj, dërgo mesazh me tekst - Shikon diçka të pabesueshme? Fillo një mesazh të ri me tekst dhe më pas trokit Bashkëngjit ikona Bashkëngjit > Fotografia > Kamera ikona Kamera për të kapur dhe bashkëngjitur provën.
    • Vëre në bashkëbisedim - Përdor Bashkëbisedimet për të ndërruar mes mesazheve me tekst dhe bisedës së Facebook ose Messenger - sa shpesh të duash - ndërsa e mban të gjithë bisedën në një vend të vetëm. Thjesht trokit Më shumëikona Më shumë > Ndërroikona Ndërro.
    • Transmetoje – Merr një Xbox Music Pass në mënyrë që të mund të kërkosh në Dyqanin e Xbox Music për këngë, podkaste ose video që do, dhe më pas transmetoji te telefoni yt.
    • Përdore telefonin tënd si radio - Dëgjo radion FM në telefonin tënd. (Nuk është e disponueshme në të gjithë telefonat.)
    • Shikoje, ruaje - Trokit te një këngë që po luhet për të parë të gjitha këngët e tjera në album. Më pas trokit Ruaj ikona Ruaj për të bërë një listë këngësh me ato këngë.
    • Bëj edhe më shumë me listat e këngëve - Të pëlqen ajo që po dëgjon? Zgjidh një ose më shumë këngë në një listë këngësh dhe më pas shkarkoji ato nga atje te telefoni yt.
    • Ritmet automatike - Smart DJ krijon lista këngësh automatike të përshtatura sipas shijeve të tua - thjesht mbaj të shtypur te një artist, këngë ose album dhe më pas trokit Luaj miksimin e Smart DJ.
    • Merr të rejat - Trokit te një artist dhe më pas rrëshqit majtas ose djathtas për më shumë informacion, duke përfshirë biografinë, artistët e ngjashëm, të rejat dhe koncertet e ardhshme.
    • Rrëshqit nëpër këngë - Rrëshqit majtas ose djathtas në kapakun e albumit për të lëvizur nëpër këngët e një albumi ose një liste këngësh.
    • Abonohu te podkastet - Mund të abonohesh te podkastet drejtpërdrejt nga telefoni yt. Shko te Dyqani i Xbox Music në telefon dhe trokit te Podkastet për të filluar.
    • Shkundu, në mënyrë të rastësishme - Te Muzika + Videot, trokit Luaj muzikë ikona Luaj muzikë për të luajtur këngë të rastësishme nga koleksioni yt muzikor. Trokit përsëri për t'u kthyer te renditja e rregullt e këngëve.
    • Bashkëpuno për një dokument – Po punon me një raport ose prezantim me një koleg? Përdor SkyDrive për të ndarë dokumentin - më pas vendose te Nisja për t'i mbajtur skedat në draftin më të fundit.
    • Shënoje shpejt - Përdor OneNote Mobile për të bërë lista të blerjeve ose të detyrave të ardhshme dhe më pas kontrollo detyrat e tua një nga një. Mund edhe t'i sinkronizosh dhe t'i ndash ato.
    • Dikto shënime – Nuk ka kohë për të shkruar? Mbaj shënime më mirë me zë - mbaj të shtypur butonin e Nisjes ikona Nisja dhe më pas thuaj "Shënim" ndjekur nga ajo që do të mbash shënim - për shembull, "Shënim. Merr rrobat nga pastrimi kimik."
    • Shënime të reja nga Nisja - Parametri Vendos të ri te Nisja OneNote të lejon të hapësh një shënim të ri nga Nisja me një trokitje të vetme - nuk është e nevojshme të futesh në një bllok shënimesh në fillim.
    • Vendos një vend te Nisja - Vendos SkyDrive, SharePoint ose një vend tjetër të dokumenteve te Nisja për qasje të shpejtë. Te Qendra e Office, mbaj të shtypur te një vend dhe më pas trokit Vendos te Nisja.
    • Lëviz në një fletëllogaritëse – Shko te përmbajtja kryesore në një libër pune Excel - fletët, grafikët, tabelat dhe komentet. Hap një libër pune, trokit te Fletët ikona Plani dhe më pas trokit te ajo që dëshiron të shikosh.
    • Gjej telefonin tënd - Shko te seksioni Telefoni im i windowsphone.com nga çdo kompjuter i lidhur në internet për t'i rënë ziles, kyçur, spastruar ose gjetur telefonin tënd në një hartë.
    • Shfaq Portofolin - Ruaj në mënyrë dixhitale kartat, kuponët dhe më shumë në Portofolin e Windows Phone.
    • Injoro me një mesazh me tekst - Nuk mund të përgjigjesh? Thjesht trokit te një nga përgjigjet e ngarkuara paraprakisht me mesazhe me tekst për t'i njoftuar njerëzit se do t'i kontaktosh më vonë. Mund të konfigurosh edhe një përgjigje të përshtatur.
    • Kopjo dhe ngjit një numër - Kopjo një numër telefoni nga diku tjetër në telefonin tënd. Trokit te Telefoni dhe më pas ngjit numrin.
    • Kurse baterinë - Vendos Kursimin e baterisë që të aktivizohet kur të pakësohet lëngu i saj. Ai do të çaktivizojë disa nga veçoritë që përdorin baterinë në sfond deri sa të kesh kohë që ta ngarkosh.
    • Kyç kartën SIM - Mund të përdorësh një PIN për kartën SIM në telefon për të parandaluar kryerjen e thirrjeve të paautorizuara telefonike nga persona të tjerë.
    • Formimi i shpejtë i numrit - Duhet të rithirrësh dikë? Te Nisja ikona Nisja, trokit te Telefoni ikona Telefoni dhe më pas trokit Thirr ikona Thirr pranë një futje në historinë e thirrjeve.
    • Ligjërimi mbi bllokimin - Edhe nëse telefoni është i kyçur, mund të përdorësh Ligjërimin për të thirrur dikë ose për t'i dërguar një mesazh me tekst. Shko te Parametratikona Parametrat > Ligjërimi dhe më pas trokit Përdor Ligjërimin kur telefoni është i kyçur.
    • Zgjidh një, disa ose të gjithë - Në një album në telefon, trokit Zgjidh ikona Zgjidh për të zgjedhur një ose më shumë fotografi për t'i ruajtur ose fshirë, ndarë ose etiketuar si të preferuara.
    • Trokit për ta shkrepur - Trokit kudo në kuadrin e kamerës për t'u fokusuar aty dhe për të nxjerrë fotografinë. (Shënim: disa telefona fokusohen në qendër të ekranit kur troket për ta bërë fotografi. Në një rast të tillë, mund të shtypësh butonin e kamerës deri në gjysmë, të lëvizësh kuadrin për të rikompozuar fotografinë dhe më pas shtype butonin deri në fund.)
    • Shhhh! – Po bën një fotografi në bibliotekë? Te Lista e aplikacioneve, shko te Parametrat ikona Parametrat > Tonet e ziles + tingujt për të bllokuar zërin e tingullit të diafragmë e për t'iu shmangur vështrimeve kundërshtuese.
    • Ngarkimi automatik - Mund të ngarkosh automatikisht çdo fotografi që bën te SkyDrive - me rezolucion të plotë - ose të ngarkosh automatikisht fotografitë e tua duke përdorur aplikacione të tjera të fotografive që ke instaluar. Te Qendra e Fotografive, trokit Më shumë ikona Më shumë > Parametrat dhe më pas trokit te SkyDrive ose Aplikacionet.
    • Rregullo fotografitë e tua - Priti anët, rregulloji, rrotulloji - modifiko fotografitë e tua drejtpërdrejt në telefon. Trokit te një fotografi dhe më pas trokit Më shumë ikona Më shumë > Modifiko.
    • Etiketo disa preferenca - Zgjidh disa të preferuara në albumet e fotografive dhe më pas vendosi që të rrotullohen në sfondin e Qendrës së Fotografive dhe Pllakëzën e animuar të fotografive te Nisja.
    • Rrëshqitja e fotografive - Te Fotografitë, mblidhe një fotografi deri sa të bëhet sa më e vogël dhe më pas rrëshqit majtas ose djathtas për të shfletuar albumin tënd në pamjen e shiritit të filmit.
    • Vetëm për ty - Shtyp te butoni Kërko ikona Kërko, trokit Zbulo ikona Zbulo dhe më pas rrëshqit te Për ty për të marrë sugjerime të personalizuara për vendet në afërsi për restorante, bare, dyqane ose vizita.
    • Shiko më shumë nga Bing – Trokit Kërko ikona Kërko dhe më pas rrëshqit majtas ose djathtas nga faqja e Kërkimit të Bing për të parë filma, të reja, promocione lokale dhe më shumë.
    • Udhëzimet me zë – Dëshiron që të të lexohen udhëzimet? Instalo një aplikacion navigimi nga Dyqani.
    • Trokit për të shfaqur në hartë - Provo të trokasësh te një adresë rruge në një faqe uebi për ta parë atë në hartë. Nëse shikon një numër telefoni, provo të trokasësh te ai për të formuar numrin.
    • Cila është kjo këngë?Muzika Bing "dëgjon" një këngë që po luhet dhe më pas kërkon për të të treguar emrin, artistin dhe mënyrat se si mund ta dëgjosh dhe blesh atë. Shtyp butonin Kërko ikona Kërko në telefon dhe më pas trokit te Muzika ikona Muzika.
    • Drejto, nxirr, kërko - Me Vizionin Bing, mund të skanosh gjëra me telefonin tënd dhe më pas të kërkosh për to në ueb. Shtyp butonin Kërko ikona Kërko, trokit te Vizioni ikona Vizioni dhe më pas drejtoje telefonin te një kod QR, etiketë ose tekst.
    • Thuaja telefonit tënd - Kërko me zë - nuk ka nevojë për të shkruar. Mbaj të shtypur butonin e Nisjesikona Nisja për të hapur Ligjërimin dhe më pas thuaji telefonit se çfarë dëshiron që të gjejë.

Tell us what you think